
Real Madridi duket se ka harruar se si të fitojë, pas asaj humbje që pësoi në Angli në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, përballë City-t.
Real i cili duket se ende nuk e ka marrë veten nga ai eliminim i turpshëm, sot humbi vendin e dytë në renditjen e La Ligas me tre ndeshje të mbetura, pas disfatës që pësoi përballë Valencias.
Skuadra e Carlo Ancelottit humbi sot me Valencian me rezultatin minimal (0:1), duke i dhënë mundësi kështu Atleticos që të ngjitet në vendin e 2-të me nga 1 pikë më shumë se Reali.
Ndërkohë që ka ende 3 ndeshje të mbetura, Reali mund ta fitojë sërish vendin e 2-të, pasi Atlético deri në fund të sezonit do të luajë me Espanyol, Real Sociedad dhe Villarreal, ndërsa Real Madrid me Rayo Vallecano, Sevilla dhe Athletic Bilabo.
Lini një Përgjigje