
Kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga fundi i kampionatit, Tirana dhe Partizani vijojnë luftën për kreun. Bardheblutë e patën të lehtë transfertën ndaj Lacit duke i mposhtur 1-3 duke dhe duke mbajtur distancën +2 pikë ndaj Partizanin ndjekës.
Tirana arriti që të shënojë e para në minutën e 17’ Hasanit gjë që i solli skuadrës vetëbesimin e duhur dhe hoqi presionin. Në pjesën e dytë gjithçka do të ishte më e qartë për Tiranën pasi Hila do të kujdesej për pjesën e mbetur të lojës duke shënuar dy gola, në të 65’ dhe 72’ duke siguruar kështu 3 pikë të rëndësishme. Laçi arriti të shënonte një gol me anët të Guindo në të 90’, që do t’i vlente veç për statistikë pasi nuk do të ndikonte në rezultatin e përgjithshëm të ndeshjes.
Ndërkohë që Partizani nga ana tjetër zhvilloi një ndeshje të mirë përballë Vllaznisë, duke e mundur këtë të fundit me rezultatin 2-1.
Të kuqtë bënë detyrën, në pritje të një gabimi nga Tirana që mund t’i jepte kryesimin e tabelës. Një gjë e tillë nuk ndodhi por sërish diferenca mbetet vetëm dy pikë.
Golat Partizani i shënoj në pjesën e parë ku Rrapaj në të 26’ dhe Sota në 33’ i sollën fitoren. Ndërsa goli për Vllazninë u shënua nga Balaj në të 52’ minutë.
Lini një Përgjigje