TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Janar 2024, 15:29

Vjen kthesa e bujshme, Gjykata e Lartë rikthen në detyrë presidentin e Federatës së Brazilit pasi FIFA i kërcënoi me përjashtim nga Botërori

Shkruar nga Pamfleti

Vjen kthesa e bujshme, Gjykata e Lartë rikthen në detyrë

Pas kaosit që përfshiu Brazilin, me kërcënimin e FIFA-s deri në përjashtim nga Botërori i ardhshëm, vjen kthesa e bujshme. Gjykata e Lartë braziliane urdhëroi rikthimin e Ednaldo Rodrigez si president i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF).

69-vjeçari u pushua nga puna në dhjetor, pas një çështjeje kaotike ligjore. Një veprim befasues i gjyqtarit Gilmar Mendes, i cili me vendimin e tij pezulloi vendimin e marrë në dhjetor nga një gjykatë më e ulët.

Presidenti i parë me ngjyrë në historinë e CBF-së është rikthyer kështu në qendër të një vorbulle polemikash për shkak të performancës së dobët të ekipit kombëtar të futbollit. Brazili është i gjashti në renditjen kualifikuese për Botërorin e ardhshëm.

ednaldo rodrigez presidenti i federatës braziliane të futbollit

Lini një Përgjigje