TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2024, 20:41

Reali i mori 3 pikët Majorkës me një gol të parregullt, mediat spanjolle plasin skandalin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Reali i mori 3 pikët Majorkës me një gol të parregullt,

Një gol vendosi ndeshjen e mbrëmshme mes Realit të Madridit dhe Majorkës, e mbyllur në shifrat 1-0. Një ditë pas përfundimit të ndeshjes, shumë mbrojnë pretendimin se goli duhej të anulohej. Para se Rudiger të dërgonte një goditje drejt portës, Karvahal, sipas shumë njerëzve, shkaktoi faull. Mbrojtësi i Realit rrëzoi Railon, por arbitri “nuk e pa”.

Duke qenë se është një gol fitues, nëse është i parregullt, Reali i Madridit i "vodhi" dy pikë Majorkës. Xhirona rezulton më e humbura, sepse do të ishte dy pikë mbi Realin në krye të La Ligës, por edhe Majorka, për të cilën çdo pikë në luftën për të qendruar në kategori është e artë.

“Është një faull i qartë që ndikon drejtpërdrejt në golin dhe rezultatin e ndeshjes. Duhet të anulohej më vonë. VAR nuk e ka vënë në dijeni arbitrin”, shkruajnë mediat spanjolle.

reali i madridit majork la liga

Lini një Përgjigje