TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2024, 17:47

Ronaldo e nis në mënyrën më të mirë vitin 2024, CR7 fiton çmimin “Maradona”

Shkruar nga Pamfleti

Ronaldo e nis në mënyrën më të mirë vitin 2024,

Kristiano Ronaldo e mbylli vitin si golashënuesi më i mirë i vitit 2023 me 54 gola në 59 ndeshje, duke lënë pas Kilian Mbape, Herri Kejn dhe Erling Haland.

Sulmuesi portugez i Al-Nasr e ka nisur Vitin e Ri në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar menjëherë trofeun e parë.

Bëhet fjalë për çmimin “Maradona” të dhënë nga “Dubai Globe Soccer Awards” si golashënuesi më i mirë për vitin që lamë pas.

Ai gjithashtu është nominuar dhe për “Lojtari më i Mirë i Vitit”, “Lojtari më i Mirë i Lindjes së Mesme” dhe “Lojtari i Preferuar i Tifozëve”, që do të shpërndahen nga “Dubai Globe Soccer Awards” më 19 janar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje