TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2024, 22:50

PSG fiton Superkupën e Francës, Mbappe shënon dhe vendos rekorde!

Shkruar nga Pamfleti

PSG fiton Superkupën e Francës, Mbappe shënon dhe vendos rekorde!

PSG ka fituar trofeun e parë për këtë vit, teksa mundi në finalen e Superkupës së Francës Toulouse me shifrat 2-0.  Me bindje të plotë mund të thuhet se kemi hyrë zyrtarisht në “epokën” e Kylian Mbappe, të cilit i kanë mjaftuar vetëm 3 ditë nga viti kalendarik, për të fituar trofeun e parë sezonal, atë të Superkupës së Francës.

Madje dhe të vendosë një rekord të ri, duke u bërë i pari futbollit, në histori, i cili arrin të shënojë plot 111 gola, në “mitikun” francez, “Parc des Princes”.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 3-të me Lee Kang, i cili u tregua i saktë me një të majtë tokazi nga brenda zonës. Kampionët finalizojnë me sukses një aksion në fundin e pjesës së parë. Ishte Kylian Mbappe, që pas disa lëvizjesh tipike të tij, dyfishoi llogaritë.

Gjërat në pjesën e dytë u bënë edhe më të lehta. Skuadra e Enriques menaxhoi mirë rezultatin, duke marrë kështu në fund një sukses të rëndësishëm. PSG synon që këtë sezon të fitojë kampionatin dhe Champions League.

mbappe

Lini një Përgjigje