
Reali i Madridit ka marrë një fitore me vuajtje ndaj Majorkës me shifrat 1-0, duke nisur kështu në mënyrë perfekte Vitin e Ri 2024. “Los Blancos” dominuan në pjesën e parë, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. Skuadra e Ançelotit kaloi në epërsi vetëm 12 minuta para fundit të ndeshjes, pas një asisti të Modriç.
Mesfushori kroat gjeti Rudiger me një krosim të bukur, me mbrojtësin që u koordinua mirë, duke mposhtur kështu portierin Rajkoviç. Mungesa e madhe e Majorkës ishte Vedat Muriqi, për shkak dëmtimi.
Reali i Madridit kryeson kampionatin me 48 pikë dhe në ndeshjen e radhës do të përballet me Almerian në shtëpi. Në krahun tjetër, Majorka është në vendin e 14 me 18 pikë dhe në sfidën tjetër gjen Selta Vigon.
Ndërkohë në duelin tjetër të mbrëmjes së sotme, Selta Vigo arriti një triumf dramatik ndaj Betisit me rezultatin 2-1.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me Ruibal në minutën e 6. Aspas barazoi në minutën e 16 nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në minutën 90+6 ishte Svedberg, i cili shënoi golin e fitores. Një triumf ky që e nxjerr nga zona e ftohtë skuadrën e Selta Vigos.
Lini një Përgjigje