E ardhmja e Armando Brojës te Çelsi duket çdo ditë e më larg. Sulmuesi me shumë gjasa mund të largohet në merkaton e janarit drejt një tjetër ekipi.
Për shërbimet e lojtarit kuqezi ka një interes të madh nga Uest Hemi, por duket se “Blutë” e Londrës kanë skenarë të tjerë për largimin e tij. Sipas “The Sun”, drejtuesit kërkojnë përforcime dhe mendojnë të sakrifikojnë Brojën.
Por jo vetëm kaq pasi për talentin portugez, Antonio Silva drejtuesit do të ofrojnë edhe 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Në këto kushte nëse diçka e tillë do të arrihet mes dy klubeve, Broja do të vishte fanelën e Benfikës. Skuadra portugeze kërkon minimalisht 90 milionë euro për shërbimet e Silvës dhe në këto kushte, Çelsi synon të ofrojë Brojën plus 60 milionë euro.
20-vjeçari shihet si zëvendësuesi i duhur i Tiago Silvës dhe për këtë arsye Çelsi po mundohet me çdo kusht për të bindur gjigandin e Portugalisë.
Gjithashtu Benfika mund të jetë një mundësi e mirë për Brojën, duke parë që është njohur si skuadër për punën që bënë me talentet.
Lini një Përgjigje