TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2024, 20:19

“Jam i fokusuar tek ekipi im i ri”, mbrojtësi kuqezi flet pas transferimit te gjigandi hungarez: Erdha këtu për kombëtaren shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

“Jam i fokusuar tek ekipi im i ri”, mbrojtësi kuqezi flet pas

Jorgo Pëllumbi u zyrtarizua vetëm disa orë më parë tek ekipi i Debrecen. Mbrojtësi shqiptar vendosi të mbyllte aventurën e tij 3-vjeçare në Kroaci me skuadrën e Varazdin dhe më pas për t’u transferuar në Hungari tek ekipi ku ka luajtur më parë edhe Myrto Uzuni.

Ekipi i Varazdin nga shitja e 23-vjeçarit ka përfituar 100 mijë euro. Ndërsa me hungarezët, Pëllumbi ka nënshkruar një kontratë 3.5 vjeçare nga e cila do të përfitojë 600 mijë euro në total. Gjithashtu mbrojtësi kuqezi ka veshur 12 herë fanelën e Shqipërisë U-21.

Në një prononcim për “Newsport.al”, qendërmbrojtësi tregon se kishte edhe oferta të tjera përveç Debrecenit duke treguar dhe arsyet e transferimit te këta të fundit. Gjithashtu Pëllumbi shpreson se me rritjen e tij si futbollist shumë shpejt do të marrë edhe një ftesë nga Kombëtarja shqiptare.

Mendoj se pas 3-vitesh te Varazdin, erdhi momenti për një ndryshim që besoj se do të ndihmojë në rritjen time si lojtar. Kisha dhe oferta të tjera, por mendoj se transferimi tek Derbeceni ishte i duhuri dhe do të ndikojë më pozitivisht në karrierën time. Nëse arrij të performoj mirë besoj se është e mundur që të marr një ftesë edhe nga Kombëtarja në të ardhmen. Është diçka që e shpresoj shumë.

Disa nga arsyet që më bindën të transferohesha te Debreceni janë sepse ky ekip është me histori të madhe dhe çdo vit synon Kupat e Europës. Dhe ajo ç’ka është më e rëndësishmja, filozofia që trajneri i ka dhënë ekipit është ajo që më përshtatet më së shumti.

Si futbollist mendoj se është e rëndësishme për të vendosur qëllime dhe të punosh fort për t’i arritur ato. Por të them të vërtetën nuk më pëlqen që të bëj plane afatgjata. Për momentin jam i fokusuar tek ekipi im i ri që të përshtatem sa më shpejt. Për të ardhmen do të shohim”, është shprehur Jorgo Pëllumbi për Newsport.al.

jorgo pëllumbi mbrojtësi kuqezi debrecen

Lini një Përgjigje