TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2024, 21:04

Italia “çmendet” pas djalit të Rudi Vatës, përveç Interit edhe Atalanta interesohet për talentin 18-vjeçar të Sëlltikut

Shkruar nga Pamfleti

Italia “çmendet” pas djalit të Rudi Vatës,

Talenti 18-vjeçar Roko Vata, mund të hedh një hap të madh në karrierën e tij. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, pritet të largohet nga Sëlltiku, teksa të shumta kanë qenë interesimet për të nga klube të rëndësishme Europiane. 

Mediat italiane raportojnë se, Atalanta është skuadra që interesohet më shumë për shërbimet e lojtarit shqiptar. Ka shumë gjasa që ky transferim të ndodh në merkaton e janarit dhe Roko t’i bashkohet Serisë A.  

Edhe pse nuk është provuar në nivele të larta, Roko ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje këtë sezon deri më tani, duke u vlerësuar si një nga talentet më premtues të momentit. 

Vata, djali i ish-futbollistit dhe kapitenit të Shqipërisë (Rudi Vata), ka rënë në sytë e disa klubeve italiane, pas paraqitjeve të tij. Kontrata e futbollistit skadon në fund të sezonit, por sipas Calciomercato.com, Torino, Frozinone dhe Sampdoria kanë shprehur më parë interes për shërbimet e tij.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/italia-cmendet-pas-djalit-te-rudi-vates-pervec-interit-edhe-tre-ekipe-te-t-i201719

I gjatë 1.84 cm, sulmuesi ka luajtur për ekipet zinxhirë të Irlandës, si U-15, U-17, U-18, apo U-21. Gjasat janë të mira që djaloshi të ndjekë hapat e babait të tij dhe mundësitë që në të ardhmen të luajë në një skuadër kompetitive janë të mëdha.

Pak muaj më parë u raportua se djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, përfundoi në radarët e Interit.

Klubi zikaltër dërgoi përfaqësuesit e tyre, për të ndjekur nga afër ndeshjen e të rinjve mes Lacios dhe Sëlltikut, teksa i vëzhguari special ishte pikërisht Roko Vata që është pjesë e skuadrës skoceze

Ausilio e Bacin e ndjekin prej kohësh Vatën, i cili ka tërhequr vëmendjen me aftësitë e tij teknike e fizike, ndaj janë gati t’i ofrojnë një kontratë joshëse në fund të sezonit.

Vata ka kontratë me Sëlltikun deri në fund të sezonit dhe deri më tani nuk ka pranuar të rinovojë bashkëpunimin, teksa Interi është gati të përfitojë, për ta transferuar me vetëm 400 mijë euro, aq sa është dëmshpërblimi që i takon Sëlltikut si klubi që e ka formuar futbollistin, teksa transferimi mund të kryhet me parametra zero.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/mediat-britanike-dhe-italiane-japin-lajmin-e-bujshem-interi-synon-te-rremb-i200614

roko vata talenti shqiptar djali i rudi vatës

Lini një Përgjigje