
Beteja e dy futbollistëve të Kombëtares shqiptare në Kupën e Italisë, ajo mes Berat Gjimshitit dhe Nedim Bajramit, u fitua nga skuadra e kapitenit kuqezi. Atalanta mundi Sasuolon në shifrat 3-1, ku padyshim protagonist në këtë sukses të bergamaskëve ishte ish-mesfushori i Milanit, Çarles De Ketelare, i cili shënoi dy gola dhe dha asistin e golit të tretë që u finalizua nga Mirançuk.
Ndonëse mesfushori belg shkëlqeu në këtë takim, skenën e ka rrëmbyer mbrojtësi Mitçel Baker. 23-vjeçari nuk e rrëmbeu skenën me paraqitjen në fushë, por me veprimin që bëri në pankinë, veprim i cili është kapur nga kamerat gjatë transmetimit të ndeshjes. Nga pamjet, Baker shihet teksa po thithte diçka me hundë kur ishte i ulur në pankinë. Pas këtij veprimi, mbrojtësi holandez është ngritur duke mbajtur pozicion e drejt në sedilje shikohet që hap gojën shumë dhe përtypet.
Duke qenë se ndeshja po transmetohej “live” në TV, ky veprim i Baker nuk ka kaluar pa u vënë re nga shikuesit që i morën pamjet dhe i ripostuan në rrjetet sociale. Nuk dihet se çfarë ka thithur me hundë Baker në pankinë, ndaj dhe askush nuk bën asnjë supozim, përveç habisë së një veprimi të pazakontë në stolin e rezervave.
Manco negli spogliatoi, in diretta televisiva.
— SIR LUKE (@SirLuke_17) January 3, 2024
Era ora che si legalizzasse.
pic.twitter.com/WojBY7ow3x
Lini një Përgjigje