
Një gjykatës i ka ndaluar të premten ish-shefit të futbollit spanjoll, Luis Rubiales, t’i afrohet më shumë se 200 metra futbollistes Xheni Hermoso.
Prokurorët e kishin kërkuar këtë urdhër kufizues ndaj Rubialesit në gjykatën e Madridit, e cila shqyrtoi një ankesë penale për sulm dhe detyrim seksual.
Pasi doli për herë të parë para gjykatës, Rubiales e mohoi se e kishte sulmuar seksualisht Hermoson duke e puthur në buzë, kur Spanja fitoi Kupën e Botës për femra muajin e kaluar, “shkruan BBC”.
Avokati i Hermosos nguli këmbë se “puthja s’u bë me pajtueshmëri dypalëshe”.
Rubiales ka dhënë dorëheqjen si president i Federatës së Futbollit të Spanjës (FFS) në fillim të kësaj jave, dhe u paraqit në një seancë të mbyllur gjyqësore të premten për t’i mohuar dy akuzat penale.
Gjykatësit Françisko de Horge iu kërkua t’i ndalojë atij t’i afrohet më shumë se 500 metra Xheni Hermosos, apo të flasë me të.
Ai më vonë u pajtua për urdhrin, por vendosi që masa të jetë 200 metra, duke shtuar, po ashtu, se Rubiales nuk duhet të kontaktojë lojtaren gjatë kohës së hetimeve.
Spanja fitoi Kupën e Botës për femra në Australi më 20 gusht, por suksesi historik i ekipit u la nën hije pas veprimeve të Rubialesit gjatë festës së ekipit pas përfundimit të ndeshjes.
Lini një Përgjigje