
Mançester Siti tregon se nuk është më kot kampione e Anglisë, teksa përmbysi 1-3 Uest Hemin. Të besuarit e Devid Mojes zhbllokuan takimin në minuutën e 36, por me fillimin e pjesës së dytë, afrimi i verës te “Qytetarët”, Zheremi Doku me një goditje të bukur mposhti portierin Areola.
Bernardo Silva përmbysi sfidën me golin e tij në minutën e 76, ndërsa Haland në minutën e 86 qetësoi Guardiolën në pankinë, me golin e fitores 1-3.
Mançester Junajtid pësoi disfatë në shtëpi me shifrat 1-3 nga Brajtoni. Golat për miqtë erdhën nga Uellbek, Gros dhe Zhoao Pedro, ndërsa për “Djatë e kuq” ngushtoi diferencën Mejbri.
Totenhemi mundi me shifrat 2-1 Shefild Junajtid. Sa i takon renditjes, kryeson Siti me 15 pikë, Junajtid renditet në vendin e 12, ndërsa Totenhemi në vendin e 2.
Lini një Përgjigje