
Liverpuli ka mposhtur me rezultatin 3-1 në transfertë Ullverhemptonin në javën e pestë të Premier Ligës dhe ka marrë përkohësisht kreun e kampionatit anglez.
Shtatë minuta lojë i mjaftuan vendasve për të zhbllokuar ndeshjen. Çang realizoi pas një aksioni individual të bukur të Netos.
Situata mund të ishte përkeqësuar për ekipin e Klop në minutën e 34, por Kunja gaboi në mënyrë të pabesueshme vetëm një metër larg portierit Alison Beker.
Dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë erdhi goli i barazimit për të kuqtëm, i realizuar nga Gakpo pas një asisti të Mohamed Salah.
Pesë minuta para fundit të 90 minutave erdhi edhe goli i dytë për ekipin e Jurgen Klop. Goli është shënuar nga Robertson, i cili sot luajti ndeshjen e tij të 200 në Premier Ligë me Liverpulin.
Në fundin e ndeshjes, në minutën e 91, miqtë gjetën e dhe golin e qetësisë me Eliot.
Edhe këtë herë, si në rastin e dy golave të tjerë, asisti erdhi nga Mohamed Salah, i cili është bërë lojtari afrikan me më shumë asiste (64) të dhënë në historinë e kampionatit anglez, duke thyer rekordin e Mahrez.
Lini një Përgjigje