TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shtator 2023, 22:41

Dramë në "Allianz Arena", Leverkusen i rrëmben Bayern-it kreun e renditjes në limite

Shkruar nga Pamfleti

Dramë në "Allianz Arena", Leverkusen i rrëmben

Një ndeshje tepër dramatike ishte ajo e javës së 4-të në Bundesligën gjermane, mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen që u ndal në një barazim 2-2 në "Allianz Arena". Sfida i kishte të gjitha, me skuadrën e Leverkusenit që barazoi vetëm në minutat e fundit me një penallti.

Bayern Munich kaloi i pari në avantazh me sulmuesin Harry Kane që në minutën e 7-të. Por në minutën e 24-të Grimaldo barazoi shifrat dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në dhomat e zhveshjeve. Në fraksionin e dytë të lojës, 4 minuta nga fundi në minutën e 86-të Goretzka shënoi për Bayernin atë që mund të mendohej goli i fitores.

Por nuk mendoi kështu Palacios që në limite në minutën e 94 realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pas këtij barazimi, Leverkuseni merr kryesimin e kampionatit edhe pse me pikë të barabarta me Bayernin, por "aspirinat" kanë golavarazh më të mirë se bavarezët.

bayern bundesliga

Lini një Përgjigje