TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shtator 2023, 21:05

Taulant Seferi i pafat, ish-sulmuesi i Tiranës humbet penallti dhe eliminon ekipin e tij nga Kupa (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Taulant Seferi i pafat, ish-sulmuesi i Tiranës humbet penallti dhe eliminon

Taulant Seferi ishte i pafat në duelin e kthimit me fanelën e Bani Jas të vlefshëm për raundin e 1/8 të Kupës në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa humbi 11-metërshin në duelin ndaj Al Xhazirës. 

Dueli i parë u mbyll me rezultatin 2-2, ndërkohë që koha e rregullt e sfidës së sotme përfundoi në barazim 1-1, teksa pas baraspeshës totale, sfida shkoi me penallti dhe u fitua nga Al Xhazira me rezultatin 3-0. 

Seferi gjuajti i dyti në radhë dhe gaboi, edhe 2 shokët e tjerë të skuadrës së Bani Jas, nuk arritën të shënonin, duke i dhuruar kështu kualifikimin skuadrës së Al Xhazirës. 

taulant seferi ish-sulmuesi i tiranës kupa e arabisë

Lini një Përgjigje