TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shtator 2023, 19:30

Video seksuale vajzat e mitura, sekuestrohen celularët dhe dalin emrat e lojtarëve të Realit, njëri prej tyre talenti premtues

Shkruar nga Pamfleti

Video seksuale vajzat e mitura, sekuestrohen celularët dhe dalin emrat e

Ditë të vështira për futbollin spanjoll të përfshirë në një sërë skandalesh dhe polemikash të pafundme, të cilat janë ndezur orët e fundit, pas asaj më të fundit që pa protagonistët e trishtuar të katër lojtarëve të rinj të Realit të Madridit të akuzuar se kishin shpërndarë materiale seksuale pa autorizim. Çështja po hetohet pas denoncimit të nënës së njërës prej vajzave të përfshira.

Të enjten e 14 shtatorit, skandali që përfshiu Realin e Madridit çoi ne arrestimin e katër lojtarëve shumë të rinj, tre nga Real Kastija (skuadra e dytë) dhe një nga Real C (kategoria e tretë).

Akuza është një nga më të këqijat dhe më te shpifurat: ata kishin regjistruar dhe më pas shpërndanë video në të cilat filmonin marrëdhënie intime me të mitur, pa asnjë pëlqim nga vajzat e përfshira. Edhe nëse marrëdhëniet duket se kanë qenë konsensuale dhe për rrjedhojë nuk ka akuzë për dhunë, krimi i shpërndarjes publike të përmbajtjes private të natyrës seksuale mbetet.

E enjtja ishte veçanërisht intensive te Reali i Madridit: Gjithçka filloi me mbërritjen e disa makinave patrulluese të Guardia Civil në objektet e Valdebebas, qendra stërvitore e të gjitha ekipeve të 2Los Blancos2. Oficerët ishin në kërkim të disa futbollistëve të rinj, të cilët dyshohej se kishin regjistruar një video seksuale me një të mitur dhe më pas e kishin shpërndarë mes miqve dhe të njohurve.

Agjentët e Guardia Civil e blinduan Valdebebas në mënyrë që askush të mos dilte jashtë dhe kontaktuan menjëherë menaxherët e Kanteras, duke i detyruar të gjithë të pranishmit të mblidheshin në disa vende të kufizuara dhe duke shfrytëzuar faktorin surprizë.

Të gjitha për të parandaluar çdo manipulim të celularëve të lojtarëve të akuzuar dhe për rrjedhojë fshirjen e mesazheve apo skedarëve të tjerë. Kështu ata vazhduan me arrestimin: gjithsej katër djem (3 nga Kastija dhe një nga Real C).

Identiteti i katër djemve nga Kantera u mbajt i fshehtë nga autoritetet, të cilat nuk i publikuan asnjëherë emrat e të akuzuarve. Megjithatë, së shpejti një sërë thashethemesh dhe rrjedhjesh do të arrinin në mediat spanjolle me përhapjen e emrave. Këta do të ishin 4 lojtarë të moshës nga 18 deri në 21 vjeç (të gjithë të rriturit): Raul Asensio, Aleks Aleman, Andreas Kampos dhe Borja Alonso.

Nëse detajet do të konfirmoheshin, skandali do të ishte edhe më i madh për Realin e Madridit, sepse do të përfshinte një lojtar që prej kohësh konsiderohej si një premtim i shkëlqyer për Kantera Blanka: Raul Asensio. I lindur në vitin 2003 kishte marrë kohët e fundit thirrjen e tij të parë me Spanjën U-19 dhe ishte subjekt i merkatos së kaluar të verës, duke qenë shumë afër veshjes së fanelës së Uest Hemit dhe Lidsit, dhe më pas duke preferuar një vit tjetër te Kastija.

real madrid skandali seksual

Lini një Përgjigje