TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shtator 2023, 16:10

"Bum" kërkesash për ndeshjen Shqipëri-Çeki, bllokohet faqja e FSHF-së pas daljes në shitje të biletave për sfidën vendimtare

Shkruar nga Pamfleti

"Bum" kërkesash për ndeshjen Shqipëri-Çeki,

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki që do të zhvillohet më 12 Tetor në “Air Albania”. Interesimi ka qenë i lartë për këtë takim për faktin se kjo sfidë përcakton përfundimisht kualifikimin e kuqezinjve në “EURO 2024”.

Mbi 200 mijë kërkesa për një biletë ka pasur menjëherë pas fitores ndaj Polonisë dhe pasi dolën sot në shitje, ka rënë faqja e Federatës. Për disa minuta, ka qenë e pamundur që të provosh për të blerë një biletë dhe shumë prej tifozëve, janë detyruar të presin.

Çmimet e biletave, ende nuk janë publikuar dhe mund të zbulohen vetëm duke e blerë, megjithatë për momentin duket e pamundur dhe në vazhdim, pritet që të rregullohet gjithçka.

shqipëri-çeki biletat e ndeshjes

Lini një Përgjigje