TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shtator 2023, 20:53

Tronditet Reali i Madridit, arrestohen 4 lojtarë, kishin regjistruar video seksuale me një vajzë minorene

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet Reali i Madridit, arrestohen 4 lojtarë, kishin regjistruar video

Tronditet Reali i Madridit pasi 4 lojtarë të rinj (një nga Kastija dhe tre nga ekipi i tretë) u arrestuan mëngjesin e sotëm , siç raporton “El Confidencial”, për një rast të dyshuar të shpërndarjes së videove të natyrës seksuale.

Hetimi, shpjegon gazeta spanjolle, nisi nga një ankesë e paraqitur më 6 shtator në Mogan, një komunë në Ishujt Kanarie, nga nëna e një të mituri. Burimet e “El Confidencial” sigurojnë se një femër ka thënë se një nga të arrestuarit ka regjistruar një video porno me protagoniste të bijën dhe më pas e ka shpërndarë.

Për momentin nuk janë bërë të ditur emrat e lojtarëve të arrestuar për krimin e dyshuar, por sipas informacioneve të “El Confidencial”, janë të implikuar edhe lojtarë të tjerë, mes të cilëve edhe disa nga ekipi i parë.

Të rinjtë u arrestuan mëngjesin e sotëm në qytetin sportiv të Valdebebas, teksa po përgatiteshin për të kryer stërvitjen dhe u dërguan në organet e drejtësisë me akuzën e gjoja veprës penale të zbulimit të sekreteve të natyrës seksuale. Hetuesit duan të sekuestrojnë celularin për të vijuar me analizat dhe për të vazhduar hetimet dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Deklarata e Realit të Madridit:

"Reali i Madridit njofton se ka mësuar se një lojtar nga Kastija dhe tre lojtarë nga Reali i Madridit C kanë bërë një deklaratë për Guardia Civil në lidhje me një ankesë për gjoja shpërndarjen e një videoje private në WhatsApp. Kur klubi do të ketë njohuri të thella të fakteve do të marrë masat e duhura”.

reali i madridit skuadra spanjolle

Lini një Përgjigje