TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shtator 2023, 18:42

Ten Hag merr vendimin e prerë, trajneri i Mançester Junajtid pezullon sulmuesin nga skuadra

Shkruar nga Pamfleti

Ten Hag merr vendimin e prerë, trajneri i Mançester Junajtid

Zhadon Sanço është gjithnjë e më larg nga Mançester Junajtid dhe projekti i Erik ten Hag. Ditët e fundit pati  një përplasje verbale mes sulmuesit dhe trajnerit të “Djajve të Kuq”, pasi nuk u thirr për ndeshjen kundër Arsenalit, duke u justifikuar zgjedhja e teknikut me fjalët: “Qendrim i dobët i futbollistit në stërvitje”.

Siç pritej, tashmë masa disiplinore ka mbërritur  për lojtarin anglez. Sanço nuk do stërvitet për momentin me Mançester Junajtid, lajm i dhënë nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga klubi.

Zhadon Sanço do të vazhdojë një program të personalizuar stërvitor larg grupit të skuadrës, në pritje të zgjidhjes së një problemi disiplinor” – shkruan klubi. 23-vjeçari ka luajtur 26 ndeshje në sezonin që kaloi, shumë prej tyre i ka nisur nga stoli, teksa numëron 6 gola në edicionin 2022-2023.

Mançester Junajtid këtë fundjave do të presë Brajtonin në “Old Trafford” me Sançon, i cili me shumë gjasë do ta ndjekë këtë ndeshje nga tribunat.

zhadon sanço sulmuesi i mançester junajtid

Lini një Përgjigje