
Ish-tenistja, Anxhelika Kaushi ka zbuluar se është përdhunuar pothuajse 400 herë nga Endrj Gueddes, ish-trajneri i saj.
Guedes është dënuar për përdhunim të fëmijëve dhe filloi të stërviste Kaushi në vitin 1999, kur ajo ishte 12-vjeç.
Në një intervistë për “France Info”, ish-tenistja tregoi se e përdhunonte pothuajse 200 herë në vit dhe madje kishte menduar edhe vetëvrasjen. Incidenti ndodhi gjatë një kampi 15-ditor në La Baule në Francën perëndimore.
“Kam menduar shumë herë të vras veten”, tha ajo në dëshminë e saj në gjykatë.
“Më përdhunonte tri herë në ditë. Natën e parë më kërkoi të shkoja në dhomën e tij dhe unë nuk e bëra, më pas ai erdhi në timen. Ishte më keq. Isha në burg, nuk dilja dot kur të doja”.
Ajo më tej zbuloi se kryetari i klubit të tenisit mbrojti Guedes për shkak të fitimit të titujve për klubin.
“Në botën e tenisit dihej se sjellja e tij me vajzat e reja nuk ishte e drejtë”, shtoi Kaushi
Guedes u dënua me 18 vjet burg në vitin 2021 për përdhunimin dhe abuzimin seksual të katër vajzave nga mosha 12 deri në 17-vjeç.
Nga makthi që jetoi, Kaushi kujton saktësisht se sa hapa ndanin dhomat e tyre, duke thënë se ishin 13 hapat e terrorit. Si një formë shantazhi emocional, Gueddes i kishte thënë asaj se kishte SIDA, duke e frikësuar dhe duke menduar se ajo ishte prekur nga kjo sëmundje që kur ishte fëmijë.
“Kam jetuar midis moshës 13 dhe 18-vjeç duke besuar se kam pasur SIDA,” tha ajo.
Lini një Përgjigje