TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shtator 2023, 21:13

“Nëndetësja blu” del në sipërfaqe pas 3 javësh, Dinamo mposht Kukësin dhe zhyt verilindorët në krizë rezultatesh (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Nëndetësja blu” del në sipërfaqe pas 3

Dinamo "jep shenja jete pas 3-javësh. Blutë e kryeqytetit kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Kukësin në "Elbasan Arena" dhe kanë arritur të marrin fitoren e parë në Abissnet Superiore. 

Kryeqytetasit zhbllokuan sfidën në minutën e 52 me Prodanin. Krosim në zonë, me mbrojtjen kuksiane që nuk largoi topin që shkoi në këmbët e tij dhe fare pranë portës e dërgoi topin në rrjetë.


Në minutën e 75, verilindorët barazuan shifrat. Selami mori topin në mesfushë dhe pasi doli para Rexhepit kaloi këtë të fundit me një gjuajtje mjeshtërore.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në paqe, Blutë e kryeqytetit gjetën golin që i dha fitoren e parë pas 3 javësh kampionat. Në minutën e 90+11, Prodani realizoi me kokë pas një goditje këndi.


 Me këtë fitore, Dinamo mban vendin e 5 me 3 pikë, ndërsa Kukësi renditet në vendin e 10 me 0 pikë. 

dinamo kukësi abissnet superiore

Lini një Përgjigje