
Pas fitores së thellë 0-4 me Kukësin një javë më parë në transfertë, Egnatia ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-3 Erzenin në shtëpi.
Vendasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 9. Pas një krosimi nga Fangaj në zonë, Duamena goditi me të majtën dhe ndëshkoi Hasanbellin.
6 minuta më vonë, rrogozhinasit dyfishuan shifrat. Duamena doli i vetëm me Hasanbellin dhe me një lëvizje arriti ta kalojë, duke dërguar topin në rrjetën e boshatisur.
Në minutën e 21, Egnatia gjeti edhe golin e tretë. Duamena gjuajti bukur brenda zonës dhe ndëshkoi sërish Hasanbellin.
Në minutën e 30, Erzeni ngushtoi diferencën. Maliqi goditi pas një krosimi të Peposhit dhe e dërgoi topin në rrjetë.
8 minuta më vonë, ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova realizoi golin e katërt. Zejnullai doli i vetëm përpara portës dhe nuk gaboi.
Në minuzën e 54, shijakasit shkurtuan sërish diferencën, por goli i tij vlejti për statistikë. Meçja goditi nga jashtë zonës, topi u përplas fillimisht në shtyllë dhe më pas përfundoi në rrjetë.
Në minutën e 90+3, Erzeni shkurtoi diferencën. Kahrimanoviç nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë fitore, Egnatia merr përkohësisht vendin e parë me 6 pikë, po aq sa Skënderbeu, ndërsa Erzeni mban vendin e 6 me 2 pikë.
Lini një Përgjigje