TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shtator 2023, 15:27

“Këtyre iu qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari”, Mërgim Vojvoda nuk i mban lotët: Kemi derdhur gjak për Kosovën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Këtyre iu qoftë falë që nuk është

Në kulmin e racizmit, në mes të Bukureshtit, Kosova pësoi një humbje të rëndë 2-0 përballë Rumanisë, një humbje që praktikisht i nxjerr “Dardanët” nga gara. Nuk luhej në Serbi, por atmosfera ishte e njëjtë, më tifozët ultras rumunë që kaluan të gjithë limitet duke brohoritur në korr: “Kosova është Serbi”, thirrje shoqëruar edhe me banderola të ndryshme në stadium. Atmosfera e tensionuar bëri që sfida të ndërpritej për 45 minuta, për të rinisur sërish, mbase ky ishte gabimi më i madh i Kosovës, që pranoi të futej sërish në fushë.

Tensioni ishte i qartë, ku brenda pjesës së parë Vedat Muriqi u ndëshkua dy herë më karton të verdhë duke lënë ekipin me dhjetë lojtarë. Muriç mbajti në lojë Kosovën duke pritur një penallti në minutën e 61, por Kosova u dorëzua në fund me Rumaninë që shënoi dy gola të shpejtë. Mërgim Vojvoda, në përfundim të sfidës, në një intervistë për “Klan Kosova”, nuk i mbajti dot lotët dhe nuk e fshehu zhgënjimin për këtë humbje, por mbi të gjitha për faktin se si mund të ndodhë një racizëm kaq i pastër në vitin 2023:

S'e kemi pritur këtë pas barazimit me Zvicrën. Na kanë pritur pa respekt. Të ndodhë në vitin 2023, kjo është e pakuptueshme. Të na mbajnë brenda për 40 minuta është e pabesueshme. Dhe po ashtu të na shajnë shtetin. Këto gjëra nuk bënë të ndodhin. Janë racizëm. Kemi gabuar që jemi kthyer në fushë. Nuk bën të lejojmë të na shajnë shtetin. Pasi kemi derdhur gjak për të. Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari".

Grupi I kryesohet nga Zvicra me 14 pikë në 6 ndeshje. “Helvetët” thyen pastër 3-0 Andorrën, ku Xhaka dhe Shaqiri ishin protagonistë kryesorë me nga një gol për kokë. Kapiteni i Zvicrës realizoi një gol fantastik në minutën e 84, ndërsa në shtesë, Shaqiri nga pika e bardhë e penalltisë sigloi shifrat në 3-0. Në vendin e dytë në Grupin I renditet Rumania me 12 pikë, Izraeli 11, Bjellorusia 4 dhe Kosova 4.

 

mërgim vojvoda futbollisti i kosovës

Lini një Përgjigje