
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Rumani-Kosovë, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024” që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani. 45 minutat e para të këtij takimi janë mbyllur me rrjeta të paprekura.
“Dardanët” iu afruan golit në minutën e 29 me Muriqin. Ai kaloi portierin, por gjuajtja e tij u devijua para vijës fatale nga Dragushin.
Në minutën e 42, Vedat Muriqi la Kosovën me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë. Sulmuesi goditi me bërryl futbollistin rumun.
Në minutën e 20, një ngjarje e paprecedentë detyroi arbitrin kryesor të ndërpriste ndeshjen.
Ultrasit rumunë të grupimit “Uniți Sub Tricolor” ndezën fishekzjarrë dhe hapën një parullë në të cilën shkruhej "Kosova është Serbi": një mesazh dhe provokim politik, i cili i ka lënë pak vend UEFA-s.
Gjyqtari dhe delegati i ndeshjes i dhanë fund dyshimeve dhe kthyen skuadrat në dhomat e zhveshjeve, për të bërë të qartë se nga tani e tutje nuk do të tolerohen më gjëra të tilla, as në vende si Rumania e cila nuk ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës rifillon sërish pas më shumë se 20 minutash ndërprerje. Ky ishte paralajmërimi i fundit dhe nëse përsëriteshin thirrjet raciste, kryesori do të anulonte përfundimisht ndeshjen.
Lini një Përgjigje