TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shtator 2023, 22:11

Pas banderolave dhe koreve raciste, rinis ndeshja Rumani-Kosovë; nëse përsëriten sërish sfida do të ndërpritet përfundimisht

Shkruar nga Pamfleti

Pas banderolave dhe koreve raciste, rinis ndeshja Rumani-Kosovë; nëse

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës rifillon sërish, pasi u pezullua përkohësisht pas vendimi të arbitrit francez, i këshilluar edhe me asistentët dhe me UEFA, në ndeshjen kualifikuese të “EURO 2024”. Gjithçka nisi pasi disa tifozë rumunë ndezën mjete piroteknike dhe situata në stadiumin “Arena Nationala” (Bukuresht)  sa erdhi dhe u përkeqësua. Gjithashtu, në tribuna u shfaq edhe baneri “Kosova është Serbi”.

Pasi u mbajt takimi me dyer të mbyllura mes përfaqësuesve të dy ekipeve, u vendos që takimi të rifillojë. Natyrisht, ishte paralajmërimi i fundit dhe nëse përsëriten thirrjet raciste, kryesori ka mundësinë të anulojë përfundimisht ndeshjen.

Vlen të theksojmë se Rumania është një nga  vendet e Bashkimit Europian, të cilat akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në vitin 2023 flasim për zhvillim, por sërish sporti ngatërrohet me politikën.

rumania kosova kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje