TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shtator 2023, 19:49

FIFA “aksion” në Brazil, pezullon nga aktiviteti 11 futbollistë për trukime ndeshjesh

Shkruar nga Pamfleti

FIFA “aksion” në Brazil, pezullon nga aktiviteti 11

FIFA ka hapur një hetim të madh dhe ka goditur 11 protagonistë të një episodi bastesh futbolli që po ndez Brazilin.

Ndëshkimi i rëndë ka mbërritur nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë Sportive në lidhje me një operacion special të kryer nga Prokurori Publik i Goias, i cili përfshinte disa ndeshje të kampionateve të kategorisë së parë dhe të të dytë të Brazilit.

Të 11 lojtarët e pezulluar janë: Eduardo Bajerman, Igor Katatau, Mateus Gomesh, Kevin Lomonako, Mateusinjo, Paulo Miranda, Moraesh, Fernando Neto, Andre Kueikso, Paulo Serxhio, Gabriel Tota.

Dënimet variojnë nga një ndalim 360 ditor deri në 389, 600 dhe 720. Ka nga ata si Katatau dhe Gomesh, të cilët përballen me një ndalim të përjetshëm. Bajerman ishte larguar nga Brazili për në Turqi, por kontrata e tij me Alaniasporin u ndërpre pas vendimit të FIFA-s.

fifa futbollistët brazilianë

Lini një Përgjigje