
Jasir Asani ishte padyshim protagonisti kryesor në fitoren ndaj Polonisë dhe Moldavisë në “Air Albania”, aty ku shënoi dy gola fantastik nga distanca. Sulmuesi nga Shkupi, ka luajtur gjatë karrierës së tij me skuadra të ndryshme dhe në fillimet e tij, ai ka qenë pjesë e Vardarit në Maqedoninë e Veriut.
Pikërisht asokohe, Asani ka pasur probleme me huliganët maqedonas dhe ishin pikërisht tifozët e Vardarit që e kanë sulmuar pa e njohur se kush është dhe diçka të tillë, e pranonte vetë futbollisti.
“Ishin rreth 20 vetë dhe dolën para meje. Më detyruan dhe më goditën, donin të më shtrinin në tokë. Më pas iu thashë, e dini kush jam? Luaj në Vardar, Jasir e kam emrin”, shprehet Asani.
Lini një Përgjigje