TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2023, 17:22

“Jam i lumtur për shqiptarët”, Sylvinho pas fitores ndaj Polonisë: 3 ndeshjet e fundit në grupe, si finale

Shkruar nga Pamfleti

“Jam i lumtur për shqiptarët”, Sylvinho pas fitores ndaj

Në sfidën e djeshme përballë Polonisë, Shqipëria bindi edhe më skeptikët, teksa ia doli të triumfojë ndaj një rivali mjaft të vështirë. Një sukses 2-0 me meritë dhe tashmë kualifikimi në Europian është mëse i mundur.

Nëse kuqezinjtë po bëjnë paraqitje të mira, padyshim se një meritë e ka edhe trajneri Sylvinho. Tekniku brazilian ka bërë një postim në rrjetet sociale, një ditë pas sfidës në “Air Albania”.

Ai shkruan se është shumë i lumtur me rezultatet dhe se 3 ndeshjet e mbetura në grupe do të trajtohen si finale.

Një javë me një punë fantastike dhe rezultate të rëndësishme. Jam shumë i lumtur që këto rezultate i kanë sjellë shumë lumturi të gjithë shqiptarëve. Kemi përpara tre finale dhe do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet maksimal, zemër e shpirt për të arritur objektivin tonë final, Forca Shqipëri” –shkruan ai. Ekipi kuqezi mbyll kështu ndeshjet e muajit shtator me 4 pikë, pasi përveç fitores me polakët, përfaqësuesja jonë barazoi para pak ditësh 1-1 me Çekinë.

trajneri sylvinho

Lini një Përgjigje