TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2023, 21:25

Rezultoi pozitiv në testin anti-doping, gjykata pezullohet pa afat mesfushorin francez Paul Pogba

Shkruar nga Pamfleti

Rezultoi pozitiv në testin anti-doping, gjykata pezullohet pa afat

Vetëm pak orë më parë, “fantazisti” francez i Juventus, Paul Pogba rezultoi pozitiv në testin anti-doping. Atij ju konstatua se kishte nivel të lartë të testosteronit në gjak, substancë kjo totalisht e ndaluar.

Për këtë aryse, Gjykata Kombëtare Anti-Doping e Italisë ka marrë vendimin për të pezulluar paafat mesfushorin e “gjelave”, vendim të cilin e bëri publik me anë të një komunikate zyrtare.

Gjykata Anti-Doping ka ndërmarrë hapa për të pezulluar sportistin Paul Pogba si masë paraprake. U zbuluan metabolitët e testosteronit me origjinë jo-endogjene, të shkaktuara nga ndikime të jashtme dhe jo nga faktorë të brendshëm”,- thuhet në deklaratë dhe tanimë e vetmja gjë ccka na mbetet është të presim e të shohim sesa do të zgjasë pezullimi i Pogba

pogba doping

Lini një Përgjigje