
Me kohën 5 minuta, 56 sekonda dhe 79 të qindtat, Gega e ka mbyllur e katërta garën në turneun Botëror të Atletikës, mbajtur në Zagreb të Kroacisë për kategorinë ‘Gold’.
Sportistja ‘kuqezi’ përmirëson me disa sekonda rekordin kombëtar në këtë disiplinë, të vendosur nga vetë ajo në 2019-n, me kohën 6:00:07. Rekordi i vendosur nga Gega në Zagreb është koha e dytë më e mirë në historinë e disiplinës 2000 metra me pengesa në Europë dhe e katërta më e mirë në botë.
Kujtojmë që disa javë më parë, sportistja përmirësoi një tjetër rekord të sajin, duke bërë që me kohën 9:09.64 të thyente edhe rekordin kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa, në turneun "Diamond League" që u zhvillua në Zurich të Zvicrës.
Kështu, Gega mbyll sezonin me dy rekorde të reja kombëtare: në garën e 2000 dhe 3000 metrave me pengesa.
Lini një Përgjigje