TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shtator 2023, 19:27

Kombëtarja “turpëroi” Poloninë, zbardhet fjalimi i Silvinjos në dhomat e zhveshjes: Të festojmë, por kemi ende shumë punë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja “turpëroi” Poloninë, zbardhet fjalimi i

Mbrëmjen e së dielës kombëtarja shqiptare e futbollit mori një fitore të rëndësishme përballë Polonisë me rezultatin e pastër 2-0 dhe është me një këmbë në “EURO 2024”, pais ndodhet në vendin e parë në Grupin E me 10 pikë. Golat për kuqezinjtë tanë u realizuan nga Jasir Asani në minutën e 37 dhe Mirlind Daku në minutën e 62. Ky i fundit realizoi golin e parë me fanelën kuqezi.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri Silvinjo ka mbajtur një fjalim në dhomat e zhveshjes ku ka përgëzuar lojtarët për suksesin e arritur.

Në një video në rrjetet sociale, tekniku brazilian është shprehur në sy të lojtarëve dhe presidentit Duka se megjithëse luajtët bukur, keni nevojë për disa hapa më shumë.

Ndër të tjera, 49-vjeçari ka theksuar se duhet akoma, akoma, akoma më shumë.

Dua t’ju shoh të gjithëve në sy. Luajtët bukur, e meritoni, e meritoni. Keni nevojë për disa hapa shumë. Shijoni shumë këto pushime, përshëndetni çdo pjesëtar të familjes suaj, por gjithashtu kthehuni përsëri dhe ëndërroni. Duhet të bëni, akoma, akoma, akoma më shumë. Tani FESTOJMË”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Around Albania (@around__albania)

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje