TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shtator 2023, 17:44

Realizoi gol në debutimin me kombëtaren, flet babai i Mirlind Dakut: Zgjodhëm Shqipërinë sepse ftesa nga Kosova nuk erdhi asnjëherë

Shkruar nga Pamfleti

Realizoi gol në debutimin me kombëtaren, flet babai i Mirlind Dakut:

Mirlind Daku është kryefjalë në kombëtaren shqiptare. Goli i dytë i realizuar kundër Polonisë, padyshim i ka dhënë vlerë të madhe. Për këtë sukses ka folur babai i Dakut, i cili ka treguar se kanë pritur shumë ftesën e Kosovës, por ajo nuk erdhi asnjëherë.

Në këtë mënyrë u detyruan të zgjidhnin Shqipërinë që i hapi derën dhe pikërisht në një sfidë të rëndësishme si ndaj polakëve. Për “Kanal 10”, babai i Dakut ka thënë:

Unë kam insistuar gjithmonë që djali im të luajë për Kosovën sepse në Kosovë është rritur dhe në Kosovë është ngritur.

Mirëpo nuk e di arsyen pse Kosova nuk e ka ftuar. Ne e zgjodhëm kombëtaren e Shqipërisë sepse nga Kosova pritëm mjaft, pritëm shumë”.

Shqipëria fitoi 2-0 me Poloninë në “Air Albania”, me golin e dytë që u shënua nga Mirlindi.

Veç sfidës me Poloninë, Daku debutoi te kuqezinjtë në barazimin 1-1 në Pragë kundër Çekisë, ndërsa në fund nuk i mbajti dot lotët për një mundësi të shpërdoruar.

 

babai i mirlind dakut futbollisti i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje