
Policia ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë 6 persona, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal për dhunën gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni, por dhe për përplasjen e tifozëve gjatë përfundimit të saj.
Ndërkohë, policia njofton se po vijon hetimet dhe po punon për identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në këto ngjarje.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri – Poloni, të zhvilluar më datë 10.09.2023, në stadiumin ‘Air Albania’, kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, 6 shtetas që hodhën flakadanë në fushë dhe ushtruan veprime të dhunshme. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit G. Ll., R. G., E. H., A. D., B. M. dhe G. Ç.,”, njfton policia.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sporti, shtuan të njëjtat burime.
Lini një Përgjigje