
Fernando Santos nuk do të jetë më trajneri i Polonisë. Humbja në Tiranë me rezultatin 2-0 ndaj Shqipërisë, ka rezultuar fatale për trajnerin portugez, i cili largohet në këtë mënyrë si një dështim në krye të pankinës.
Polonia është ende në garë për një vend në Europian megjithëse rrugëtimi i tyre është komplikuar shumë. Për të provuar diçka më tepër në ndeshjet e fundit, Federata Polake e Futbollit ka menduar të bëjë një ndryshim në stol, lajm ky që konfirmohet nga të gjitha mediat polake dhe pritet vetëm zyrtarizimi për shkarkimin e tij.
Santos ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë. Në vitin 2014, Shqipëria fitonte me rezultatin 0-1 ndaj Portugalisë dhe kjo bënte që Federata Portugeze të shkarkonte Paulo Benton dhe vendin e tij e zinte Santos, duke fituar edhe Europianin me Portugalinë.
1.2 milion euro fitoi Fernando Santos për më pak se tetë muaj punë me kombëtaren polake. Të vësh duart në kokë, shkruajnë mediat polake, kur shohim se çfarë dha portugezi në këmbim. Këto janë paratë më të këqija të shpenzuara në historinë e Federatës Polake të Futbollit.
Fernando Santos është padyshim trajneri më i paguar i kombëtares polake në histori. Paga e tij mujore ishte të paktën 150.000 euro (1.2 milionë euro në vit). Të paktën, siç ka pasur raporte të fundit se ishte edhe më i lartë.
Santos fitonte më shumë në muaj se tre paraardhësit e tij së bashku: Paulo Souza, Çeslav Miçnievic dhe Jerzi Bërzeçek. Dhe pas akumulimit do të mbetej ende një “bisht” për shpenzime të vogla.
Ish-trajneri i kombëtares polake u punësua në Federatën Polake të Futbollit për më pak se 8 muaj, nga 23 janari i këtij viti. Gjatë kësaj kohe, punoi vetëm 20 javë.
Siç kemi llogaritur, Federata Polake e Futbollit i pagoi atij një mesatare prej 8.100 eruro për çdo ditë pune. Në një orë, Santos fitoi më shumë (1000 euro) se paga minimale në Poloni (759 euro). Çfarë dha portugezi në këmbim të fitimeve të mëdha? Kryesisht justifikime, turp dhe zhgënjime.
Lini një Përgjigje