
Hoze Maria Sançez Martinez, gjyqtari i ndeshjes Shqipëri-Poloni, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rumani është hetuar për përfshirje të mundshme në korrupsion. Raporti në këtë rast ka të bëjë me gjithsej katër gjyqtarë futbolli nga Spanja.
Siç raporton e përditshmja “El Debate”, hetimi për korrupsionin e dyshuar është urdhëruar nga Xhandarmëria spanjolle (Guardia Civil) nga gjyqtari Hoakin Agirre, i cili po heton favorizimin e Barcelonës nga ish-nënkryetari i kolegjit gjyqësor, Hoze Maria Enrikez Negreira.
Lini një Përgjigje