
Pajtim Kasami mund të rikthehet në kampionatin italian, jo në Serinë A por në Serinë B.
Mesfushori që ka luajtur me skuadrën kombëtare të Zvicrës, do të provojë një aventurë të re me Sampdorian, trajneri i së cilës është Andrea Pirlo.
“Sky Sport” raporton se palët kanë gjetur akordin dhe pritet vetëm që të bëhet zyrtarizimi i tij te skuadra e re, teksa prej ditësh ai stërvitet me ekipin dorian.
Në të shkuarën, Kasami ka luajtur edhe me ekipe si Sionin, Olimpiakosin, Bazelin, Fulhami, Notingam Forest e Luzerna. Në Serinë A, ai ka qenë pjesë e Palermos, duke qenë një nga më të dalluarit.
Lini një Përgjigje