TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shtator 2023, 20:30

Paraqitjet fantastike në kualifikueset e “EURO 2024”, ja ku renditet Shqipëria pas barazimit me Çekinë dhe fitoren me Poloninë

Shkruar nga Pamfleti

Paraqitjet fantastike në kualifikueset e “EURO 2024”, ja ku

Barazimi në Pragë me Çekinë dhe fitorja në Tiranë me Poloninë e kanë renditur Shqipërinë në vendin e parë të Grupit E në kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.

Duket se kjo gjë i ka ndihmuar kuqezinjtë të ngjiten dhe në renditjen e FIFA-s, të cilët e shohin veten në vendin e 62, tre pozicione më shumë se klasifikimi i fundit, madje duke lënë pas dhe skuadra si Bosnja dhe Afrika e Jugut.

Sa i përket ekipeve europiane, Shqipëria ndodhet në vendin e 30.

Për Poloninë situata nuk është e mirë, me rivalët e Shqipërisë që e shohin veten në vendin e 30, duke zbritur plot 6 vende, ndërsa Çekia nuk ka ndryshuar pozicion, duke u renditur e 37.

Ishujt Faroe kanë zbritur me një pozicion në vendin e 131, ndërsa Moldavia është ngjitur me katër vende duke u renditur në vendin e 160.

Sa i përket Kosovës, “Dardanët” kanë zbritur me dy pozicione duke u renditur në vendin e 111.

shqipëria renditja e fifa-s

Lini një Përgjigje