TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shtator 2023, 16:41

“Ibrahimoviç ka diçka serbe brenda vetes”, gafa e presidentit të Torinos me ish-sulmuesin suedez

Shkruar nga Pamfleti

“Ibrahimoviç ka diçka serbe brenda vetes”, gafa e

Presidenti i Torinos, Urbano Kairo ka dhënë një deklaratë të shkurtër për ish-sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, i cili do të jetë i ftuar në Festivalin Sportiv të Trentos.

“Ai ishte një kampion dhe gjigand nga pikëpamja mendore, ishte një fitues. Çfarë do të bëjë, do ta bëjë mirë. Është i motivuar dhe i fokusuar. Është folur pak për të që kur doli në pension, por ai ka diçka serbe brenda vetes”, deklaroi Kairo.

Por kjo është një gafë e Kairos, për shkak se babai i Ibrës (Shefik Ibrahimoviç) është boshnjak, ndërsa nëna është kroate (Jurka Graviç) dhe Ibra nuk ka asnjë lidhje me Serbinë.

urbano kairo presidenti i torinos zlatan ibrahimoviç

Lini një Përgjigje