
Përfundon pjesa e parë e supersfidës së javës së tretë të Abissnet Superiore. Ndeshja që po luhet në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Partizanit është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Edhe pse të kuqtë mbetën me 10 lojtarë, dominuan shkodranët gjatë këtyre 45 minutave, por pa arritur të konkretizonin rastet.
Kampionët e Shqipërisë mbetën me një lojtar më pak që në minutën e 14. Maget u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë brenda pak minutash.
8 minuta më vonë, tramversa shpëtoi shkodranët. Rrapaj lëshoi një silurë nga afro 40 metra, por gjeti katërkëndorin e portierit Qarri, ndërsa më pas Bintsuka me kokë dërgoi topin jashtë.
Në minutën e 34, Partizani pati mundësinë e artë. Murataj i dha pasimin e shkëlqyer Bintsukës, por ky i fundit në mënyrë të pabesueshme e dërgoi topin jashtë.
Lini një Përgjigje