TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shtator 2023, 20:31

Ndërroi fanelën me Mesin, të gjithë kundër portierit: Ia la golin vetë, duhet të luash me Argjentinën, çfarë bën me Ekuadorin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ndërroi fanelën me Mesin, të gjithë kundër portierit:

Argjentina para disa ditësh mori një fitore minimale me Ekuadrorin falë golit të Lionel Mesit. Në fund të ndeshjes “Pleshti” dhe portieri ekuadorian Hernan Galindez shkëmbyen fanelat, dhe kaq ka mjaftuar që ky i fundit të akuzohet në rrjetet sociale se pësoi golin vullnetarisht. Gjithçka për shkak të rrënjëve të portierit, i cili ka origjinë argjentinase dhe është rritur në Rosario, vendlindja e Mesit.

Galindez, në fund të ndeshjes kundër Argjentinës, e gjeti profilin e tij në Instagram plot me ofendime dhe kritika.

Ke pësuar gol qëllimisht nga shoku yt”, “Çfarë bën në kombëtaren e Ekuadorit, duhet të luash te një tjetër, me uniformën bardheblu”, “por fanelën e ndërrove me Mesin, eh.. . “.

Portieri ekuadorian, siç raporton “Il Corriere dello Sport”, shprehet kështu: “Më thanë që e lashë vetë golin. Më akuzuan se nuk jam i lidhur me fanelën dhe për këtë arsye e ndërrova me Mesin pas humbjes. Më dhemb kur dëgjova që nuk e dua këtë vend. Jetoj prej 12-vjetësh në Ekuador dhe mendoj se kam treguar shumë respekt dhe dashuri. Por gjithmonë më thonë që nuk kam lindur këtu. Kam luftuar shumë për të qenë ekuadorian, nuk do ta harroj kurrë ditën kur ia dola”.

hernan portieri i ekuadorit

Lini një Përgjigje