TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shtator 2023, 19:58

Vllaznia dhe Partizani dominojnë klasiken shqiptare por në fund “shtrëngojnë duart”, Mateo Qarri dhe Alban Hoxha heronjtë e ndeshjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia dhe Partizani dominojnë klasiken shqiptare por në fund

Vllaznia dhe Partizani kanë ndarë pikët në javën e 3 të Abissnet Superiore. Ndeshja e zhvilluar në “Loro Boriçi” është mbyllur me rrjeta të paprekura. Edhe pse të kuqtë mbetën me 10 lojtarë, dominuan shkodranët, por pa arritur të konkretizonin rastet.

Kampionët e Shqipërisë mbetën me një lojtar më pak që në minutën e 14. Maget u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë brenda pak minutash.


8 minuta më vonë, tramversa shpëtoi shkodranët. Rrapaj lëshoi një silurë nga afro 40 metra, por gjeti katërkëndorin e portierit Qarri, ndërsa më pas Bintsuka me kokë dërgoi topin jashtë.


Në minutën e 34, Partizani pati mundësinë e artë. Murataj i dha pasimin e shkëlqyer Bintsukës, por ky i fundit në mënyrë të pabesueshme e dërgoi topin jashtë.


Në pjesën e dytë ishte Vllaznia që mori thuajse plotësisht iniciativën, por krijoi pak raste para portës. Ato erdhën në fund të sfidës, me Qarrin e Hoxhën të cilët u treguan të vëmendshëm për të shmangur gola që mund të ndryshonin fatin e sfidës, duke vulosur rezultatin përfundimtar 0-0.

 

 

 


Pas javës së tretë, Vllaznia shkon në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Partizani 4 por me një ndeshje më pak.

vllaznia partizani abissnet superiore

Lini një Përgjigje