TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shtator 2023, 19:45

Çmimi “The Best”, FIFA prezanton 5 të nominuarit për trajnerin e vitit dhe 12 finalistët për lojtarin e vitit

Shkruar nga Pamfleti

Çmimi “The Best”, FIFA prezanton 5 të nominuarit

Përveç nomineve, për çmimin “Lojtari më i mirë” i viti 2023, paraditen e kësaj të enjteje, organi më i lartë i futbollit në Botë, FIFA ka publikuar dhe listën me të nominuarit për çmimin “Trajneri më i mirë i vitit”, ku ndryshe nga ajo e lojtarëve, kjo listë ka vetëm 5 emra.

Si të nominuar janë zgjedhur, tekniku i Mançester Sitit, Pep Guardiola, i cili arriti të siguronte “tripletën” historike me “qytetarët” e tij, pas fitimit të Premier Ligë, Champions League dhe FA Cup. Pas tij vijnë tekniku i Interit, Simone Inzagi, i cili riktheu “zikaltërit” në finalen e Ligës së Kampionëve, si dhe arriti të fitojë Kupën dhe Superkupën e Italisë.

Në listë janë gjithashtu dhe tekniku i Barcelonës, Çavi, ish-tekniku i Napolit, tashmë i Kombëtares italiane, Luçiano Spaleti, si dhe ish-tekniku i Sëlltikut, tashmë te Totenhemi, Ange Postecoglu.

Ndërkaq, duhet kujtuar se gjatë përpilimit të listës, FIFA ka vendosur që të merret parasysh vetëm performanca e lojtarëve gjatë periudhës 19 dhjetor 2022-20 gusht 2023, duke anashkaluar kështu paraqitjet e zhvilluar gjatë Botërorit të Katarit.

Po ashtu janë bërë të ditur emrat e dymbëdhjetë finalistëve që konkurrojnë për çmimin e lakmuar që iu dha Leo Mesit sezonin e kaluar. Çmimi i jepet lojtarit më të mirë të vitit kalendarik në bazë të votave të marra nga disa përfaqësues të mediave, komisionerët teknikë dhe kapitenët e ekipeve kombëtare. Të nominuar janë edhe dy protagonistë të mëdhenj të Skudetos së Napolit sezonin e kaluar: Viktor Osimhen dhe Kviça Kvaratshelia. Me një sy gjithmonë të kthyer nga Seria A, në listë është edhe ish-lojtari i Interit, Marselo Brozoviç. Skuadra më e përfaqësuar është Mançester Siti me pesë lojtarë përveç Gyndogan që tashmë është transferuar te Barcelona.

Lojtari më i mirë, 12 finalistët:

Julian Alvarez (Argjentinë, Mançester Siti)

Marselo Brozoviç (Kroaci, Al-Nassr)

Kevin De Brojne (Belgjikë, Mançester Siti)

Ilkai Gyndogan (Gjermani, Barcelona)

Erling Haland (Norvegji, Mançester Siti)

Rodripa (Mançester Siti)

Khviça Kvaratshelia (Gjeorgji, Napoli)

Kilian Mbape (Francë, PSG)

Lionel Mesi (Argjentinë, Inter Majemi)

Viktor Osimhen (Nigeri, Napoli)

Deklan Rajs (Angli, Arsenal)

Bernardo Silva (Portugali, Mançester Siti)

trajneri më i mirë i vitit lojtari më i mirë i vitit fifa

Lini një Përgjigje