
Mik Shumaker, djali i legjendës Majkëll Shumaker, duket se është shumë pranë tërheqjes nga Formula 1 për një aventurë të re në një tjetër sport.
Siç raporton “Motorsport Aktuell”, 24-vjeçari po vuan shumë duke qenë pilot rezervë në Mercedes dhe McLaren, pasi ende nuk ka kryer asnjë garë këtë sezon.
Duket se për këtë arsye, ai është gati për një aventurë të re dhe mund të bashkohet me “Alpine Group” për të marrë pjesë në garën 24-orëshe të La Mansh në Francë.
Zv. presidenti i “Alpine Motorsport”, Bruno Famin është shprehur se kontaktet me Shumakerin kanë nisur tashmë.
Mik kaloi dy vite në Formula 1 me skuadrën e Has, por u largua në vitin 2022 duke u zëvendësuar nga një tjetër gjerman, Niko Hulkenberg.
Lini një Përgjigje