TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shtator 2023, 17:45

“Broja pritet të rikthehet së shpejti në fushë”, Poçetino thumbon Dukën: Kush është FSHF-ja? Unë njoh Silvinjon dhe Zabaletën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Broja pritet të rikthehet së shpejti në fushë”,

Armando Broja nuk është ende gati për të qenë pjesë e skuadrës së parë për këtë sezon. Pas dëmtimit të gjatë që e mbajti prej muajsh jashtë, sulmuesi i Kombëtares duhet të presë edhe pak ditë.

Në Angli, i janë drejtuar pyetje Poçetinos në lidhje me Brojën, për të cilin vetë presidenti Armand Duka u shpreh se pritet të rikthehet së shpejti në fushë. Trajneri i Çelsit, nuk i ka kursyer edhe thumbimet në konferencë, duke pyetur edhe se kush është Federata Shqiptare.

“Armando Broja, shefi i Federatës Shqiptare tha se do të jetë në stol të shtunën”, ishte pyetja e gazetarit

Kush e tha këtë? Kush është Federata Shqiptare? Presidenti, trajneri? Nuk e kam dëgjuar. Ka respektin tim. Njoh Silvinjon dhe Zabaletën, trajnerët në Shqipëri dhe kam një marrëdhënie të mirë, por jo, jo ende, jo ende”, u shpreh Poçetino.

mauricio poçetino trajneri i çelsit armando broja armando duka

Lini një Përgjigje