
Juventusi ndal Lacion, duke marrë një sukses fantastik 3-1 në shtëpi, në ndeshjen e javës së katërt të Serisë A. Ekipi i Alegrit triumfon për herë të dytë radhazi dhe për momentin kryeson i vetëm me 10 pikë.
“Zonja e Vjetër” vendosi ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë. Vlahoviç hapi rezultatin dhe me të djathtën e tij mposhti portierin Provedel, më pas ishte Kieza, me të majtën që realizoi golin e dytë për Juventusin. Një dominim në 45 minutat e para që pa bardhezinjtë më kërkues dhe të vendosur për të arritur fitoren.
Lacialët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 64 ngushtuan shifrat me Luis Alberton, pasi kryeqytetasit “rrëmbyen” një top para zonës së kundërshtarve, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.
Gjithsesi, për të “vrarë” një herë e mirë shpresat e ekipit të Mauricio Sarrit mendoi Vlahoviç, në minutën e 67. Sulmuesi uli nje top të bukur dhe pasi shmang Kasalen realizoi golin e dyte personal, duke shkuar tashme 4 gola në 4 javët e para të Serisë A.
Lacio renditet në vendin e 15 me 3 pikë.
Lini një Përgjigje