
Vazhdon të mos ketë paqe për Juventusin, që në këto ditë të fundit është përballur me dy situata të rënda.
E para ka lidhje me Pol Pogba, i cili ka rezultuar pozitiv me doping, me pas është çështja Bonuçi, me mbrojtësin që ka zgjedhur rrugën ligjore për ngjarjet e kësaj vere.
Por duket se nuk mbaron me kaq, sepse në këto orë ka ardhur lajmi i keq i radhës për Zonjën e Vjetër dhe ka lidhje me Kristiano Ronaldon.
Portugezi kërkon 19.9 milionë eurot që nuk i janë paguar gjatë periudhës së Covid-it. Italianët shkruajnë se Paulo Dibala synonte të bënte të njëjtën gjë, por argjentinasi, tashmë te Roma, më në fund arriti marrëveshje me Juventusin, i cili i pagoi afërsisht 3 milionë euro.
Pasi kërkoi dokumentet përkatëse nga Prokuroria Publike e Torinos, Ronaldo tashmë ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj Juventusit, duke i shkaktuar një tjetër dhimbje koke ekipit të Masimiliano Alegrit.
Tani te sauditët e Al Nassr, CR7 po shkon drejt veprimeve ligjore.
Ikona e futbollit u transferua në Itali në vitin 2018 duke ndryshuar fanelën nga ajo e Realit të Madriitd, me atë bardhezi të ‘Zonjës së Vjetër’. Me Juventusin, luzitani shënoi 101 gola dhe 22 asiste në 134 ndeshje përgjatë 3 sezoneve.
Lini një Përgjigje