
Borusia e Dortmundit ia ka dalë të fitojë me shumë vuajtje në tansfertë, duke mundur me rezultatin 2-4 skuadrën e Frajburgut. Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh, por u përmbysën dhe më pas arritën ta kthejnë sërish rezultatin në favorin e tyre, duke fituar takimin.
Sakaq, Unioni i Berlinit është mundur sërish. Skuadra e Bonuçit ka humbur ndaj Volfsburgut në transfertë me rezultatin 2-1, ku goli i realizuar nga Gosens nuk mjaftoi, ndërkohë, Bonuçi u la në stol për ndeshjen e dytë radhazi dhe ende nuk ka debutuar.
Në ndeshjet e tjera, Këlni u mund në shtëpi nga Hofenheim me rezultatin 1-3, teksa Shtutgarti fitoi 1-3 në transfertë ndaj Maincit. Fitore të thellë mori edhe Lajpcigu në shtëpi me rezultatin 3-0 ndaj Augsburgut
Lini një Përgjigje