TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shtator 2023, 18:56

Ferrari siguron “pole position” në Singapor, Vershtapen mbyll provat zyrtare në vendin e 11

Shkruar nga Pamfleti

Ferrari siguron “pole position” në Singapor, Vershtapen mbyll

Karlos Sainz me Ferrari ka siguruar për garën e dytë radhazi vendin e parë në vijën e nisjes në Formula 1. Pasi e bëri një gjë të tillë në Monza, këtë herë është përsëritur në Singapor, duke siguruar pole-position për garën e nesërme.

Ferrari është shfaqur konkurruese në pistën e Singaporit dhe e këtë e tregon jo vetëm vendi i parë i spanjollit, por edhe i treti i Lëklerk, i kaluar nga Xhorxh Rasëll i Mercedes, i cili në fakt ishte vetëm 73 të mijtat larg fituesit të provave zyrtare.

Ndërkohë, kanë bërë shumë çudi problemet e pazakonta të skuadrës Red Bull, pasi për herë të parë që nga Çmimi i Madh i Rusisë në vitin 2018, të dy makinat e kësaj skuadre nuk marrin pjesë në kualifikueset e treta. Maks Vershtapen do ta nisë garën e nesërme nga vendi i 11, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez, nga vendi i 13.

karlos sainz ferrari

Lini një Përgjigje