
Arbnor Muçolli vazhdon formën e mirë me skuadrën e Goteborgut në Suedi. Edhe pse nuk u ftua nga Silvinjo për ndeshjet e shtatorit, sulmuesi po tregon vlerat e tij në rang klubesh.
Në ndeshjen që skuadra e tij fitoi 1-0 përballë Bromapojkarna, Muçolli ishte autori i golit. Me anë të një penalltie në minutën e 61, shqiptari kaloi në avantazh të tijtë me një goditje “alla Panenka”.
Një tjetër paraqitje e mirë për 24-vjeçarin, që vazhdon të jetë një nga pikat kyçe tek ekipi i Goteborgut.
Lini një Përgjigje